Kuriozitet

Djali shtanget nga emocionet kur sheh babanë

Një ushtar irlandez është pritur me emocione të mëdha nga familja e tij, por djali i vogël është shtangur në vend nga gëzimi.

Kapiteni Ian Gavagan arriti në Dublin pas gjashtë muajsh në shërbim në kufirin mes Izraelit dhe Sirisë, transmeton Koha.net.

Në një video shihet gruaja e tij Maria me vajzën teksa përqafojnë paqeruajtësin e Kombeve të Bashkuara, por djali i tij, Sean, nuk arrin ta përqafojë shkaku i emocioneve që e shtangën atë.