Vrimë gjigante në mes të akullit të Antarktidës

Vrimë gjigante në mes të akullit të Antarktidës

12 tetor 2017 10:03

Një vrimë e madhe, pothuajse sa sipërfaqja e Irlandës, është hapur në akullin e dendur që mbulon detin Weddell të Antarktidës, transmeton Shqip njoftimin. Zona e çuditshme pa akull u zbulua për herë të parë në vitin 1970, në mes të dimrit të ashpër të Antarktidës, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Tani 40 vjet pas mbylljes, e ashtuquajtura Weddell Polynya është rihapur. Shkencëtarët po punojnë për të kuptuar se sa shpesh shfaqet kjo gropë masive dhe sa mund të ndikojë ajo për ndryshimin e klimës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme