Kuriozitet

India mund t’i lejojë gratë të shkojnë në haxh të pashoqëruara nga meshkujt

Gratë hindu mbi moshën 45 vjeçare dhe që udhëtojnë në grup prej 4 personash mund të shkojnë në pelegrinazhin e haxhit islamik pa shoqërues meshkuj nga viti i ardhshëm, nëse qeveria e Indisë miraton reformat e propozuara.

Gratë që i plotësojnë këto kritere nuk do të kenë më nevojë të shoqërohen nga një ‘mahram’, apo mashkull familjar, siç janë bashkëshorti, vëllai apo i biri, ka rekomanduar një panel i emëruar nga qeveria dhe kjo është hera e parë që shteti rishikon politikat e haxhit, transmeton Koha.net.

“Rregulli i ‘mahramit’ ishte aty që nga fillimi për gratë – në rast se përballen me ndonjë vështirësi gjatë udhëtimit, të kenë dikë që mund të kujdeset për to”, ka thënë Maqsood Ahmed Khan nga Komiteti i Haxhit të Indisë, organ qeveritar që organizon pelegrinazhet.

“Kjo (largimi i kujdestarit mashkull) është rekomandim i rëndësishëm”, ka thënë shefi ekzekutiv për Reutersin.

Thuajse gjysma e rreth 170,000 pelegrinëve që shkuan në festën vjetore fetare në Arabinë Saudite nga India ishin gra, thonë zyrtarët.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave kanë mirëpritur një propozim të tillë, por kritikuan kriterin e moshës.