Restaurohet piramida tre mijë vjeçare e sapozbuluar në Kazakistan

Restaurohet piramida tre mijë vjeçare e sapozbuluar në Kazakistan

10 tetor 2017 10:28

Arkeologët e Kazakistanit kanë përfunduar fazën e parë të restaurimit dhe hapën për vizitorët piramidën e cila u zbulua vitin e kaluar në Karagandë dhe për të cilën mendohet se është rreth një mijë vjet të plota më e vjetër se piramidat e Egjiptit.

"Restaurimi ka përfunduar dhe kështu në hartën turistike të Kazaikastanit është shtuar edhe një margaritar. Procesi i hulumtimeve arkeologjike ka vazhduar", ka thënë Viktor Novozhenov, kreu i ekipit arkeologjik.

Dy vite më parë shkencëtarët zbuluan piramidën, kurse vitin e kaluar njoftuan opinionin për ekzistencën e mbetjeve të piramidës në një rajon të largët të Kazakistanit i cili ishte ndërtuar 3.000 vjet para erës së re.

"Piramida është ndërtuar në Saryarka gjatë një faraoni lokal, udhëheqës i një fisi të fuqishëm dhe daton nga Epoka e Bronzit të vonë", tha arkeologu Novozhenov.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme