Kuriozitet

Vampirët frikësojnë misionin e OKB-së në Malavi

Descriptive Text

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë të hënën se ka tërhequr stafin e saj nga dy rajone në Malavin jugor si pasojë e ‘vampirëve’ gjë e cila shkaktoi dhunë grupore ku mbetën të vdekur së paku pesë persona.

Besimi në magjinë e zezë është shumë i përhapur në vendet rurale në Malavi, një nga vendet më të varfra në botë, ku shumë agjenci dhe OJQ bamirëse punojnë. Një dhunë e ngjashme e madhe pati ndodhur në Malavi edhe më 2002 si pasojë e thashethemeve për vampirë.

“Në këto rajone janë të përhapura në masë të madhe tregimet e vazhdueshme për pirje gjaku dhe ekzistim të mundshëm të vampirëve”, ka thënë Departamenti i OKB-së për Siguri dhe Mbrojtje (UNDSS) në një raport të sigurisë për rajonet Phalombe dhe Mulanje të cilin e ka parë Reuters.

Koordinatorja në detyrë i OKB-së, Florence Rolle, ka thënë në një përgjigje me email ndaj pyetjeve bazuar në raport se “një pjesë e një stafi të OKB-së janë zhvendosur ndërsa të tjerët ende janë në rajone varësisht nga lokacionet e operacioneve të tyre”, transmeton Koha.net.

“UNDSS po vazhdon të monitorojë situatën për të afërmi për të siguruar se i gjithë stafi i prekur të kthehet në terren sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Rolle.

Rolle nuk ka thënë se sa punëtorë janë prekur.

Raporti i UNDSS-së thotë se së paku pesë persona janë vrarë në zonë që nga mesi i shtatorit nga grupe që i akuzojnë ata për vampirizëm. Thotë se grupet që kërkojnë vampirë kanë vendosur bllokada në rrugë në rajon, duke ngritur brenga të sigurisë.

Presidenti Peter Mutharika është shprehur i brengosur me ngjarjet.

Raporti i UNDSS-së ka thënë se thashethemet për vampirizëm me sa duket kanë nisur nga Mozambiku fqinj, ndonëse nuk është e qartë se çfarë i ka nxitur ato thashetheme.