Tigresha në depresion adapton këlyshët e derrit

Tigresha në depresion adapton këlyshët e derrit

09 tetor 2017 12:19

Kjo është historia e pabesueshme e një tigri femër shtatzëne. Tigresha bëri lindje të parakohshme dhe të vegjlit i ngordhën. Humbja e tyre i shkaktoi depresion dhe shëndeti sa vinte e rëndohej.

Kujdestarët e kopshtit zoologjik gjetën një mënyrë të çuditshme për t’i shpëtuar jetën tigrit femër, transmeton Shqip raportimet. Ata futën në kafazin e saj disa këlyshë derri, të veshur si tigra të vegjël.

Reagimi i saj ishte i menjëhershme. Ajo nxori në pah instinktin e nënës dhe nisi që të kujdesej për të vegjlit. Tashmë, ajo nuk ndahet prej derrkucëve të vegjël dhe i trajton sikur të ishin këlyshët e saj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme