Nga Turqia vijnë pemët dhe perimet në formë të zemrës, katrorit dhe yllit

Nga Turqia vijnë pemët dhe perimet në formë të zemrës, katrorit dhe yllit

08 tetor 2017 15:41

Inxhinieri i pylltarisë Ismail Yanarates, kultivon pemë dhe perime të pazakonta në formë të zemrës, katrorit apo yllit dhe aktualisht është duke përgatitur të korrat e para për eksport në Itali dhe Katar.

Image

Yanarates është një fermer i pasionuar nga Turqia, i cili vitin e kaluar kultivoi shalqinj në formë zemre dhe katrori, kurse me ndërtimin e kallëpeve të reja plastike, këtë vit ai ka zhvilluar prodhimin dhe kultivimin e mollëve, limonit, trangujve dhe domates së pazakontë.

Image

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së, ky inxhinier tha se shalqiri në formë zemre dhe katrori do të shpërndahet në Turqi, Itali, Katar, Rusi dhe disa vende të tjera nga të cilat shitësit e interesuar kanë kontaktuar atë.

Image

“Pemët në formë të zemrës mund të përdoren veçanërisht si dhurata dhe në sektorin e turizmit. Gjithashtu këta shalqinj do të dekorojnë dritaret e dyqaneve. Njerëzit me një tufë lule shprehin dashurinë dhe tani kjo mund do të bëhet edhe me pemët në formë zemre”, tha Yanarates.

Ai gjithashtu shtoi se e gjithë familja e tij merret me bujqësi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme