Kuriozitet

Fëmijët ndërpresin intervistën e rëndësishme të babait për BBC

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që deri te lajmi të vihet shumë më shpejtë, por jo gjithherë shkojnë ashtu siç planifikohet.

Një moment interesant, që është bërë hit në rrjetet sociale, ka ndodhur kur specialisti një specialist për situatën në Korenë e Jugut raporton nga shtëpia e tij për BBC përmes Skype, transmeton Koha.net.

Profesori Robert E. Kelly po pyetej për daljen përpara gjykatës të presidentes, Park Geunhye. Dhe derisa ai po fliste për këtë çështje në dhomën e tij futet së pari një fëmijë, dhe më pas edhe një tjetër për të ndryshuar situatën për pak minuta.

Më pas në dhomë hyn një grua për të larguar fëmijët, por përkundër orvatjes së saj për të mos u parë, gjithçka u regjistrua nga kamerat.