Indianet që nuk guxojnë t’i thërrasin në emër burrat e tyre

Indianet që nuk guxojnë t’i thërrasin në emër burrat e tyre

08 tetor 2017 11:14

Miliona gra indiane nuk e kanë thirrur bashkëshortin e tyre në emër ndonjëherë. Në Indi, kjo është mënyrë e shfaqjes së respektit për të. Një traditë e tillë respektohet në mënyrë strikte në zonat rurale, ndonëse në qytete vërehet më pak kjo dukuri.

Megjithatë, tashmë, aktivistet janë duke nxitur gratë në fshatra që të heqin dorë prej një gjëje të tillë, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e BBC-së.

Çfarë domethënie ka emri? Shumë, nëse je grua indiane dhe në pyetje është emri i bashkëshortit tënd. Këtë gjë e kam mësuar qysh në fëmijëri.

Prindërit e mi kanë qenë të martuar për 73 vjet, deri kur babai im vdiq, vitin e kaluar. Kur u martuan, nëna ime ende nuk i kishte mbushur 11 vjet, derisa babai ishte 15-vjeçar.

Në dhjetëvjeçarët që kaluan bashkë, së pari në një fshat të vogël në shtetin verior indian, Uttar Pradesh dhe më vonë në Kalkutë, ajo kurrë nuk e thirri në emër.

Kur fliste me neve fëmijëve, atij gjithnjë i referohej si “babuji” – fjala hinduse për “baba”, të cilën e përdornim ne. Kur i drejtohej atij drejtpërsëdrejti, gjithnjë thoshte “hey ho”, gjë që afërsisht mund të përkthehet si “hej ti” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme