Fotografi nga droni që shfaqin murin e Trumpit mes Amerikës dhe Meksikës

Fotografi nga droni që shfaqin murin e Trumpit mes Amerikës dhe Meksikës

07 tetor 2017 13:08

Donald Trump ka premtuar gjatë zgjedhjeve për President të SHBA-së një mur fizik me Meksikën, të cilin si duket tashmë ka filluar ta ndërtojë.

Dailymail ka siguruar disa pamje të bëra nga droni që shfaqin ndërtimin e murit të Trumpit në kufirin me Meksikën, transmeton koha.net.

Në këto foto shihen tetë prototipe të ndryshme të mureve të kufirit, me të cilën Trump shpreson se do të jetë mënyrë më efikase për të mbajtur emigrantët ilegalë jashtë SHBA-së.

Këto prototipe janë duke u ndërtuar në shkretëtirën e Kalifornisë, afër San Diego.

Reporterët dhe fotografët janë ftuar nga dogana dhe patrullat kufitare për të vizituar vendin e ndërtimit të mureve, ku shihej se tashmë ata kishin vënë pllaka të mëdha të betonit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme