Gazetarja japoneze çon veten në vdekje duke punuar 159 orë shtesë në muaj

Gazetarja japoneze çon veten në vdekje duke punuar 159 orë shtesë në muaj

06 tetor 2017 10:21

Një gazetare japoneze ka çuar veten drejt vdekjes duke punuar 159 orë shtesë në muaj e duke marr vetëm 2 ditë pushim.

Miwa Sado, e cila ishte një gazetare për politikë në mediumin kombëtar të Japonisë, ka pësuar një sulm në zemër në korrik të 2013-ës, por punëdhënësit ka bërë publike këtë rast tragjik gjatë kësaj jave, transmeton koha.net.

Sado, e cila ishte 31 vjeçe në atë kohë, ishte reportere përgjegjëse për mbulimin e ngjarjeve të qeverisë metropolitane të Tokios.

Zyrtari i departamentit të lajmeve të transmetuesit publik NHK ka thënë se ky incident ishte një “problem në organizatën tonë në tërësi, duke përfshirë sistemin e punës dhe atë se si mbulohen zgjedhjet”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme