Google me plan një miliard dollarësh për të ndërtuar një lagje teknologjike

Google me plan një miliard dollarësh për të ndërtuar një lagje teknologjike

05 tetor 2017 20:03

Kompania “Sidewalk Labs”, e cila është njësi e inovacionit të kompanisë pronare të Google-it, Alphabet, është afër arritjes së një marrëveshjeje për të ndërtuar një lagje me teknologji të lartë në ujërat e qytetit të Torontos.

Projekti quhet Quayside. Ka 12 hektarë e pritet të kushtojë një miliard dollarë dhe do të ketë prioritet teknologjitë e mençura për lagje, sipas The Wall Street Journal, transmeton Koha.net.

Aprovimi nga qyteti i Torontos pritet të ndodhë gjatë këtij muaji.

Detajet e këtij plani janë ende të pasqaruara, por që pritet të ketë vetëm vetura vetë-vozitëse, sensorë që limitojnë energjinë duke mos lejuar shpenzimin e tepërt, internet me shpejtësi të lartë e gjëra të ngjashme të teknologjisë së lartë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme