Fotograf i lindur pa duar e këmbë

Fotograf i lindur pa duar e këmbë

05 tetor 2017 17:33

Achmad Zulkarnain, një 24-vjeçar i cili ka lindur pa duar e pa këmbë, sot është një fotograf shumë i njohur.

Ëndrra e tij ka qenë gjithmonë të jetë fotograf, por ai thotë, se të tjerët kurrë nuk i dhanë zemër vetëm sepse ai nuk kishte duar e këmbë, e këtë vullnet ai e gjeti vetëm tek vetja duke mos hequr dorë kurrë nga ëndrra e tij, transmeton Koha.net.

Përveç kësaj, ai ka hapur edhe kompaninë e tij DZOEL.

“Nuk dua që njerëzit të shohin fotot e mia dhe të mendojnë se kush jam, thjesht dua të shohin krijimtarinë time”, ka thënë ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme