Fotot e kaosit dhe çudive në Shqipëri

Fotot e kaosit dhe çudive në Shqipëri

05 tetor 2017 14:55

Shqipërinë e bën interesante kaosi. Kështu thotë kryeministri Edi Rama.

Në fakt Shqipëria nuk është asnjëherë monotone. Mjafton të hedhësh një sy në portale dhe do habitesh nga fotot që postohen.

Disa prej tyre i gjeni në këtë fotogalerinë që e sjell JOQ.

Por ky stil jetese nuk është i përshtatshëm për të gjithë.

Albanologu Robert Elsie, që ndërroi jetë para disa ditësh, ka lënë amanet që të prehet në Shqipëri.

Por në një intervistë para pesë vitesh, teksa fliste për Rudina Xhungën, Elsie tha se do të ishte çmendur po të jetonte në Shqipëri.

“Unë nuk mund të jetoj këtu. Është një vend pak i egër për mua, marrëdhëniet midis njerëzve janë pak të egra. E di që është vetëm një fasadë se brenda e kanë shpirtin e mirë por kanë një egërsi në marrëdhëniet njerëzore. Ju dini të mbroheni këtu, ndërsa unë këtu jam si lepur, nuk di të mbrohem. Unë vij këtu me shumë kënaqësi por nuk besoj se mund ta përballoj të vij të jetoj përgjithmonë këtu. Ka shumë frustracion të jetës së përditshme. Jeta është shumë e shkurtër e unë nuk kam kohë te përplasem në pengesa, vetëm për të arritur diçka, kur në një vend tjetër e arrij menjëherë dhe pastaj jetoj jetën time. E di që ju kaloni shumë kohë në ditën tuaj me pengesat që ju dalin përpara dhe kjo ha shumë kohë. Për shembull, po të jetoja këtu do të kaloja sigurisht gjithë ditën duke pirë kafe sepse do të më lajmëronin njerëzit hajde të pimë kafe dhe nga një kafe gjysëm ore, ajo do të shkonte një orë, dy orë, tre orë, katër orë dhe gjithë dita do të shkonte në kafe. Kurse unë jetoj një jetë pak të veçuar dhe nuk kam shumë shoqëri. Kjo është preference ime, unë jetoj me librat e mi, me idetë, projektet e mia dhe kënaqem me to”, tha Elsie.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme