Zbulohet shkaku pse njerëzit braktisën Afrikën para 60 mijë vitesh

Zbulohet shkaku pse njerëzit braktisën Afrikën para 60 mijë vitesh

05 tetor 2017 14:39

Ne e dimë se njerëzit filluan të migrojnë nga Afrika para rreth 60 mijë vjetësh, por shkaku i saktë i kësaj ka qenë i panjohur deri në ditët e sotme.

Studimi i ri i Universitetit Arizona ka zbuluar se shkaqet e këtij migrimi kanë qenë ndryshimet klimatike, transmeton ksp.

Studimet e mëhershme kanë zbuluar se njerëzit erdhën në Evropë para 40,000-70,000 vjetësh, në kohën kur Afrika Veriore ka pasur kushte të mira për jetesë. Por, duket se nuk ka qenë kështu.

Duke marrë mostrat e sedimenteve, ekipi ka gjetur se Afrika ishte në atë kohë nën një transformim të madh. “Sahara e gjelbër” kishte nisur të thahej dhe njerëzit nisën të largoheshin nga ajo pjesë, duke kërkuar vende tjera më të përshtatshme për jetesë.

“Të dhënat tona tregojnë se migrimet erdhën pas ndryshime të mëdha në ambient. Ndoshta, njerëzit u larguan pasi ambienti ishte duke u përkeqësuar”, shpjegon Jessica Tierney, profesoreshë pranë Universitetit të Arizonës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme