Zyrtarë të Beogradit po deklarohen çdo ditë për gjoja mbrojtje të sovranitetit të Spanjës. Arsyeja është e qartë: Ky solidarizim i Beogradit me Madridin kundër Katalonjës, është përpjekje për shpagim borxhi ndaj Spanjës e cila ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Një faqe kroate në Facebook, “Croatiaball”, ka ironizuar me këtë qasje të Beogradit dhe për efekt humori parullën shoviniste serbe “Kosova- zemër e Serbisë” e ka zëvendësuar me “Katalonja – zemër e Serbisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo