Kuriozitet

Kinezët kremtojnë festën “Mesi i vjeshtës”

Descriptive Text

Në Kinë ka filluar kremtimi i festës së Hënës, që njihet ndryshe edhe si festa e mesit të vjeshtës, e cila kremtohet në ditën e 15-të të muajit të tetë të kalendarit hënor, kur hëna është e plotë ndërkohë që simbolizon fundin e korrjeve.

Në shtet mbizotëron një atmosferë festive, për çka parqet dhe tregjet në Pekin janë përplot me vizitorë vendas dhe të huaj.

Në harmoni me frymën festive, shumë familje që jetojnë nëpër qytete gatuajnë të ashtuquajturën ëmbëlsirë “kulaç hënor”, ndërsa në fshatra gatuhet një verzion i ngjashëm por i njelmët.

Secili nga rajonet në Kinë ka mënyrën e vet të përgatitjes së këtij kulaçi, i cili gjatë festës në pastiçeritë mund të haset në forma të ndryshme.

Sipas besimit që kanë kinezët, hëna e plotë simbolizon unitetin, tërësinë dhe paqen, dhe siç rrëfen për AA, Ping MiaoMiao, festa njëjavore zakonisht kalohet në gjirin familjar dhe bashkë me miqtë.

Miliona njerëz përdorin të gjitha mjetet e disponueshme të transporit për të vizituar gjatë kësaj feste farefisin dhe miqtë, për çka këto ditë shtohet intensiteti dhe kolonat e gjata në trafik.