Kuriozitet

Gjendet varri i njërit nga personalitetet më enigmatike në histori?

Descriptive Text

Hulumtuesit besojnë se përfundimisht kanë gjetur varrin e Shën Nikollës.

Arkeologët në Turqi kanë gjetur varrin në qytetin Demre, për të cilin besojnë se është vendi ku prehet Shën Nikolla.

Besohet se varri ndodhet nën kishë dhe është detektuar me skaner.

Cemil Karabajram, lider i ekipit hulumtues, tha se ky është zbulim i madh dhe se punimet do të fillojnë së shpejti, transmeton aa.

“Do të gërmojmë tokën dhe mund të gjejmë trupin e Shën Nikollës”, tha ai.

Peshkopi Shën Nikolla ka jetuar në shekullin e katërt dhe ishte i njohur për dhunti sekrete.