Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qeni me gjuhën më të gjatë

Një qen nga Dakota Jugore në SHBA është shpallur mbajtës i rekordit botëror për gjuhën më të gjatë.

Mochi, një “St Bernard” 8 vjeç nga Sioux Falls, ka një gjuhë 18.58 centimetra të gjatë dhe është regjistruar në librin zyrtar të rekordeve botërore “Guinness”, transmeton TCH raportimet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ajo adhuron gjalpin e kikirikut, aq sa sot ne përdorëm gjalpin për ta inkurajuar atë që të nxirrte gjuhën sa më shumë që mundej për t’ia matur. Vetëm kështu ajo tregoi gjatësinë mbresëlënëse të gjuhës së saj, e se deri ku mund të lëpijë fytyrën me të”, tha Carla Rickert, pronare.

Mochi thyen kështu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një pekinez me emrin “Puggy”, gjuha e të cilit ishte 11.43 cm.