Gjendet tempulli i humbur i Artemidës

Gjendet tempulli i humbur i Artemidës

03 tetor 2017 21:10

Mbetjet e tempullit kushtuar perëndisë antike Artemida janë gjetur në ishullin grek Evia, pas 100 vit kërkimesh.

Ekipi i arkeologëve nga Zvicra dhe Greqia ka gjetur mbetjet e tempullit në fshatin Amartinos, dhe duke iu falënderuar mbishkrimeve të shumta është konfirmuar se bëhet fjalë për perëndeshën Artemida.

Ndërtimi i takon periudhës ndërmjet shekullit gjashtë dhe dy Para Erës së Re.

Tempulli për herë të parë është përmendur nga gjeografi dhe filozofi romak Starbon, i cili ka jetuar në shekullin e parë Para Erës së Re në Azinë e Vogël. Ai kishte thënë se tempulli i Artemidës ishte kompleks i madh.

Artemida ishte perëndeshë e gjuetisë, mbrojtëse e familjes, natyrës, kafshëve shtëpiake dhe atyre të egra.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme