Kuriozitet

Japonia ka pranuar vetëm 3 refugjatë gjatë këtij viti

Japonia ka pranuar vetëm tre refugjatë në pjesën e parë të vitit 2017 pavarësisht pranimit të një shifre rekorde prej 8,561 aplikimeve të reja për azil, ka thënë Qeveria të martën, duke theksuar ngurrimin e vendit për të pranuar të huaj.

Vetëm katër refugjatë u pranuan në pjesën e parë të vitit 2016, kur aplikimet e reja mbërritën në 5,011 sosh, ka thënë ministria e Drejtësisë. “Human Rights Watch” në janar e kishte përshkruar rekordin e Japonisë për azil-kërkues si “për faqe të zezë”, raporton Reuters.

Për dallim nga vendet tjera të industrializuara, që kanë pranuar apo kanë nxitur migrimin për të freskuar fuqinë e tyre punëtore, Japonia ka zbatuar politikën e jo-mikpritjes, ndonëse mosha që po shkon duke u plakur në vend është arsye kryesore prapa zhvillimit të ngadalshëm të ekonomisë, transmeton Koha.net.

Përkrahësit e procesit të ashpër të azilit në Japoni thonë se numri i vogël i të pranuarve është pasojë e aplikimeve të rrejshme për shkak të ndryshimeve të bëra në rregullat më 2010, duke lejuar aplikantët të punojnë pas gjashtë muajsh derisa të merret një vendim mbi pretendimet e tyre

“Duket të ketë qenë një rritje në numrin e personave që kanë abuzuar me procesin e statusit të refugjatit”, ka thënë Yasuhiro Hishida, një zyrtar që rishikon aplikacionet në ministrinë e Drejtësisë.