Fermeri polak e shndërron fushën e misrit në labirint të madh

Fermeri polak e shndërron fushën e misrit në labirint të madh

02 tetor 2017 11:09

Një fermer në Poloni në fushën e misrit ka krijuar labirint që tërheq turistë të shumtë në baza ditore dhe u jep gëzim të veçantë vizitorëve të rinj.

Një nga labirintet më të mëdhenj në Poloni gjendet në fushën e misrit jo shumë larg qytetit Kobierzyce, ndërsa reporteri i AA-së e xhiroi me dron.

Bëhet fjalë për fushën me sipërfaqe prej një hektar e gjysmë në të cilën fermeri mbolli 100.000 fidanë misri dhe bëri një labirint rrethor me 13 shtresa.

Vizitorët deri në korrje në fund të tetorit mund të kënaqen në gjetjen e rrugës së daljes nga fusha e misrit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme