Kuriozitet

Grushti i Frashërit ndaj Zekës, në boks njihet si kroshe

Rrahja mes Frashër Krasniqit të Vetëvendosjes dhe Milaim Zekës të Nismës, tashmë ka pushtuar rrjetet sociale.

Madje, ajo çfarë ndodhi në eksesin mes dy deputetëve të zgjedhur i takon botës së sportit, konkretisht boksit.

Sipas ish-boksierit të njohur, njëherësh zëdhënësit të Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demollit, goditja e Krasniqit në boks quhet kroshe.

“Ajo goditje në boks quhet kroshe”, i ka thënë KosovaPressit, Demolli.

Kujtojmë se ditë më parë, në studion e Klan Kosovës, dy deputetët, Krasniqi e Zeka, derisa po debatonin, kanë nisur të ofendojnë njëri-tjetrin me fjalë, gjë që çoi në përleshjen fizike mes të dyve. Zeka pësoi lëndime nga grushtet e Krasniqit, dhe për pasojë këtij të fundit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.