Rrahja mes Frashër Krasniqit të Vetëvendosjes dhe Milaim Zekës të Nismës, tashmë ka pushtuar rrjetet sociale.
Madje, ajo çfarë ndodhi në eksesin mes dy deputetëve të zgjedhur i takon botës së sportit, konkretisht boksit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ish-boksierit të njohur, njëherësh zëdhënësit të Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Latif Demollit, goditja e Krasniqit në boks quhet kroshe.
“Ajo goditje në boks quhet kroshe”, i ka thënë KosovaPressit, Demolli.
Kujtojmë se ditë më parë, në studion e Klan Kosovës, dy deputetët, Krasniqi e Zeka, derisa po debatonin, kanë nisur të ofendojnë njëri-tjetrin me fjalë, gjë që çoi në përleshjen fizike mes të dyve. Zeka pësoi lëndime nga grushtet e Krasniqit, dhe për pasojë këtij të fundit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.