Kuriozitet

Një nga jahtet më të mëdha në botë mbërrin në Sarandë

Descriptive Text

Në Portin e Sarandës ka mbërritur një nga jahtet më të mëdha në botë i quajtur Maltese Falcon.

Jahti mban flamurin maltez dhe është në pronësi të kompanisë Pleon Ltd.

Kjo kompani e jep jahtin me qira për njerëzit e pasur për të udhëtuar, raportojnë mediat në Tiranë.

Nuk dihet se kush ka mbërritur në brigjet e Sarandës me këtë jaht superluksoz. Por mësohet se më parë e kanë marrë me qira aktori Tom Hanks, Hugh Jackman apo një nga themeluesit e Google, Larry Page.