Kuriozitet

Goal shkruan për fansin kosovar që i la emrin djalit Arsenal

Portali britanik Goal.com, ka shkruar një artikull për kosovarin Astrit Dervishaj, një fans i ekipit futbollistik Arsenal.

“Kosova është shtëpia e një numri të madh të fansave të Arsenalit të cilët vazhdojnë të tregojnë dashurinë e tyre për klubin në mënyra disi të pazakonta”, thuhet në artikullin e tyre, transmeton Koha.net.

Dervishaj i ka lënë emrin djalit të tij Arsenal, e tre vjet më parë vajzën e kishte quajtur Arsena, versioni femëror i Arsenal.

Dervishaj, thuhet në artikull, ka mbështetur Arsenalin për më shumë se 20 vjet, dhe thotë se gruaja e tij Albulena, e ka përkrahur në emërimin e fëmijëve të tyre.