Mbështjell me folie veturat e parkuara para shtëpisë

Mbështjell me folie veturat e parkuara para shtëpisë

23 shtator 2017 13:11

Pronari i një shtëpie ishte lodhur nga njerëzit që parkonin veturat para shtëpisë së tij për t’iu shmangur pagesës së parkingut në aeroportin e Liverpoolit.

Neil Junglas nga Liverpooli, vendosi që të merrte situatën në dorë në momentin kur një shofer parkoi veturën e tij Skoda për dy ditë.

Ai ka thënë se po bënte darkën për vajzën e tij në momentin kur një grua parkoi veturën para shtëpisë së tij pastaj hipi në një taksi për të shkuar në aeroport, transmeton Koha.net.

Junglas thotë se një tjetër shofer nxori dy valixhe të mëdha nga vetura dhe hipi në taksi.

“Ata linin veturat e tyre dhe shkonin me taksi në aeroport. Natyrisht se donin parking pa pagesë”, ka thënë ai.

Junglas është ankuar se nuk mund të parkojë veturën e tij para shtëpisë shkaku i Skodas që ka qëndruar aty për dy ditë.

“Pasi u duket mirë që të parkojnë veturat para shtëpisë, mendova që edhe unë t’ua bëj një befasi kur të kthehen”, ka thënë ai.

Pronari i shtëpisë punon në një qendër tregtare dhe ka blerë mbështjellës, me të cilin po mbështjellë veturat.

Junglas është ankuar te policia, por Merseyside Police kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë pasi veturat nuk janë të parkuara ilegalisht.

Image
Image
Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme