Kuriozitet

NASA: Nuk ka shkatërrim të Tokës nga planeti Nibiru

Një sërë teorish po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale apo edhe nëpër media në lidhje me fundit e botës. Planeti i shumëpërfolur Nibiru ose Planeti X është kthyer në dhimbjen e kokës për shkencëtarët e NASA-s.

Duke qenë se shumë njerëz janë në panik nga përplasja e supozuar e Nibirusë me Tokën ditën e nesërme, NASA ka folur për herë të parë. Duke hedhur kategorikisht poshtë çdo teori në lidhje me këtë përplasje shkencëtarët shprehen se nuk mund të përplaset me Tokën një planet që nuk ekziston.

“Planeti në fjalë, Niburu nuk ekziston, kështu që nuk do të ketë përplasje”. – u shprehën shkencëtarët.

Ata dhanë një info rreth planetit Nibiru edhe në 2012-të kur u hap thashethemi se bota do shkatërrohej. NASA thekson se katastrofa fillimisht ishte parashikuar për në muajin maj 2003. Por më pas u tha se u zhvendos në dhjetor të vitit 2012. Ka pasur parashikime të tjera të ngjashme në lidhje me këtë planet joekzistent X. Nuk ka bazë faktike për këto pretendime.

“Për çdo pretendim të katastrofës apo ndryshimeve dramatike në vitin 2012, ku është shkenca? Ku janë dëshmitë? “Nuk ka, dhe për të gjitha pohimet imagjinare, nëse ato janë bërë në libra, Filma, dokumentarë ose në internet, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë fakt të thjeshtë. Pra edhe këtë herë, lajmi është i rremë dhe profecitë bien poshtë.” – mbyllet sqarimi i tyre.