Kuriozitet

Shtëpia e blerë 300 paundë tashmë kushton 1.9 milion

Një çift që ka paguar vetëm 300 paundë për blerjen e pronës, pas rikonstruksionit vlera e saj shkoi në 1.9 milionë pandë, transmeton Shqip raportimin e medieve britanike.

Jane Alexander dhe bashkëshorti i saj Gus, iu dha prona nga autoritetet londineze. Ata paguan nga 150 paundë, secili për objektin me kushtin që ta kthenin atë në shtëpi, e cila tashmë vlen 1.9 milion dollarë. Janë thotë:- “Ne ishim me muaj mjalti në Irlandë kur zbuluam se kishim fituar lotarinë, domethënë blerjen e objektit. Neve na u dorëzua një dokument që thoshte se duhej të paguanim 300 paundë, nga 150 secili, me kushtin e vetëm që ta kthenim atë në banesë.

Disa njerëz e kishin refuzuar çmimin për shkak kostos së rikonstruksionit të objektit. Na u desh dy vjet punë që të rikonstruktonim shtëpinë tonë dhe kemi shpenzuar mbi 30 mijë paundë të tjera”.