Kuriozitet

Ć e serbishtes si “ç” në tekstin e kandidatit për kryetar në Lipjan

Ismet Hajrullahu është kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.

Ai dje ka vizituar fshatin Kraishtë të kësaj komune dhe për këtë vizitë ka njoftuar në Facebook.

Asgjë e jashtëzakonshme për para fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale e cila fillon nesër, sikur ai në postimin e vet mos ta “ngatërronte” shkronjën e gjuhës shqipe “ç” me shkronjën e serbishtes “Ć”.

Ismet Hajrullahu ka pasur pozita të larta në MKRS dhe në Kuvendin e Kosovës.

{gallery}