Kuriozitet

Mbetjet e një nëndetëseje gjermane të Luftës së Dytë Botërore gjendet në brigjet belge

Rrënojat e ruajtura mirë të një nëndetëse gjermane të Luftës së Dytë Gjermane, që me gjasë mban brenda trupat e 23 pjesëtarëve të ekuipazhit të saj, është gjetur në brigjet belge.

Përdorimi i nëndetëseve, që shpesh u janë referuar si anije-U, gjatë Luftës së Parë Botërore për të penguar shtigjet tregtare britanike në Kanalin Anglez dhe në Detin Verior ka qenë pjesë e taktikave gjermane, raporton Reuters.

93 anijet-U gjermane të stacionuara në portet belge fundosën mbi 2,500 anije por që ishin edhe vet caqe të sulmeve, duke bërë që 70 prej tyre të zhduken në det e të mbyten 1,200 detarë, transmeton Koha.net.

Ende nuk është e qartë se cila prej 11 mbetjeve të njohura të nëndetëseve gjermane është gjetur, dhe autoritetet kanë thënë se nuk do të japin lokacionin e saktë të mbetjeve për t’i çorientuar hajdutët.