Kuriozitet

Peshkaqeni me thikë të ngulur në kokë ‘kërkon ndihmë nga zhytësit’

Një peshkaqen me një thikë 12-ich të ngulur në kokë ‘i kërkon ndihmë instruktorëve të zhytjes’ për ta hequr atë, transmeton koha.net.

Ben Johnson ishte zhytur me një grup të turistëve në ujërat e Cayman Brace në ishullin Cayman, kur e ka vërejtur peshkaqenin me thikë në kokë.

Peshkaqeni mbi një metër i gjatë, ishte duke notuar përreth tyre në detin Caribbean.

“E vërejta që diçka nuk shkonte mirë me të, dhe u afrova për të shikuar më mirë”, ka thënë ai për një gazetë lokale, transmeton metro.

“Atëherë, peshkaqeni u kthye nga unë dhe u ndal nën mua, sikur po kërkonte ndihmë”, ka shtuar ai.

Kështu Ben i ka hequr thikën nga koka e peshkaqenit, të cilit siç shihet në video, fillon ti dal gjak.

Peshkimi i peshkaqenëve është i ndaluar në ishullin e Cayman që nga viti 2015, ndërsa ata që zihen duke peshkuar mund të dënohen me 500 mijë dollarë gjobë dhe katër vite burgim.