Kuriozitet

Shkatërrohet “Shtëpia e gozhduar” në Shanghai

Në Shanghai të Kinës kanë shembur shtëpinë e cila me vite të tëra bllokonte trafikun.

“Nail House” ose “Shtëpi e gozhduar” në Kinë janë të njohura si shtëpi banimi në rrugë kryesore e që refuzojnë të largohen për t’u ndërtuar ndërtime të reja, transmeton Koha.net.

Banorët e kësaj shtëpie që nga viti 2003 kanë refuzuar çdo ofertë që kanë marrë, e për të dhënë mundësinë për të ndërtuar diçka tjetër.

Më në fund, ata kanë rënë dakord me një ofertë rreth 412,000 dollarë.

Këto shtëpi janë të zakonshme në Kinë, ndërkaq termi “Shtëpi e gozhduar” përdoret për t’i përshkuar ato pasi refuzojnë në çdo mënyrë për t’i shkatërruar.

Kjo shtëpi në Shanghai, ka qëndruar në mes të rrugës kryesore, duke detyruar që trafiku të zhvillohet në dy korsi, edhe pse ishte për katër korsi.

Shkatërrimi i saj u bë gjatë mbrëmjes së kaluar dhe ka zgjatur 90 minuta.

{gallery}