Kuriozitet

Urgani Harvey zbulon një krijesë misterioze në plazhin e Teksasit

Një krijesë misterioze deti që kishte dalë në breg të detit në një plazh në Teksas pas urganit Harvey u identifikua, njofton BBC, përcjell Syri.net.

Prrety Desai e gjeti krijesën në plazhin e Texas City dhe bëri thirrje për ndihmë në Twitter. Ajo publikoi disa fotografi me shënimin “Hajde, biologë të Twitter! Ç'dreqin mund të jetë kjo?”

Kërkesa e saj iu kalua biologut dhe specialistit të gjelbërimit, Dr. Kenneth Tighe, i cili besonte se krijesa ishte një gjarpër-ngjalë me çataj, një gjarpër-ngjalë me dhëmbë helmues ose një gjarpër-ngjalë i madh deti.

Mendohet se uragani Harvey që solli shtrëngata dhe përmbytje në Texas ishte shpjegimi pse kjo krijesë ishte aty.

Garpri-ngjalë me çataj helmues gjithashtu njihet edhe si një gjarpër “çatall” dhe zakonisht gjendet në ujëra në thellësitë 30-90 m në oqeanin Atlantik Perëndimor.

Zonja Desai, e cila ishte në plazh për të vlerësuar dëmet nga stuhia, tha për BBC: “Ishte diçka krejt e papritur, nuk ishte diçka që e sheh rëndom në plazh. Unë mendova se mund të ishte diçka nga thellësitë e detit që ishte nxjerrë në breg.”

Zonja Desai tha se ajo i publikoi pamjet në Twitter sepse ajo njihte mjaft shkencëtarë dhe një shok me shpejtësi iu përgjigj dhe kontaktoi me Dr. Tighe. Në fund, zonja tha se u largua nga gjarpri në plazh “për ta lënë natyrën të bënte të vetën.”