Majmuni humbet gjyqin me fotografin

Majmuni humbet gjyqin me fotografin

12 shtator 2017 15:37

Në vitin 2011, fotografi David Slater ndodhej në një pjesë të xhunglës indoneziane, kur krejt papritur një majmun makaku i mori aparatin nga dora dhe shkrepi një “selfie”.

Pasi rimori nën kontroll aparatin, Slater u mahnit nga imazhi që kishte shkrepur majmuni dhe nxitoi ta publikojë atë, pa menduar se kjo do t’i kushtonte një betejë dyvjeçare ligjore, transmeton tch.

Në 2015, PETA, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Shtetet e Bashkuara “mori përsipër” që të përfaqësojë majmunin në foto për t’i kërkuar fotografit Slater të drejtat e imazhit dhe që të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga këto shkrepje të ndaheshin përgjysmë me majmunin.

Në fund, një gjykatës amerikan vendosi t’i japë të drejtë fotografit dhe të hedhë poshtë pretendimet e majmunit të përfaqësuar nga PETA. Megjithatë, vetë Slater vullnetarisht tha se do të dhurojë 25 përqind të të ardhurave nga ky imazh për organizatën që mbron kafshët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme