Dënohet 102 vjeçari britanik për krim seksual të kryer në vitet e ’70-ta

Dënohet 102 vjeçari britanik për krim seksual të kryer në vitet e ’70-ta

11 shtator 2017 18:37

Një 102 vjeçar i cili është dënuar të hënën për abuzim seksual ndaj një vajze në vitet e 1970-ta mendohet të jetë personi më i vjetër i dënuar në Britani, kanë thënë prokurorët.

Douglas Hammersley është dënuar me kusht prej dy vjetësh pasi është deklaruar fajtor në tri aktakuza për sulm të pahijshëm, raporton Reuters.

Shërbimi i Prokurorisë Mbretërore (CPS) ka thënë se incidentet kanë ndodhur në zonën Buckinghamshire, kur viktima ka qenë pesë deri në tetë vjeçe.

“Kemi qenë në gjendje të ndjekim penalisht Hammersleyn duke iu falënderuar viktimës që ka folur publikisht, edhe pse shkeljet janë bërë më shumë se katër dekada më parë”, ka thënë Jennie Laskar-Hall, prokurore e lartë në CPS, transmeton Koha.net.

Në dhjetor, një 101 vjeçar iu dënua me 13 vjet për një varg krimesh seksuale ndaj dy motrave më të vogla dhe vëllait të tyre. Policia ka thënë atë kohë se ai ishte personi më i moshuar që është dënuar për një krim në historinë ligjore të Britanisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme