Një çift nga India fluturoi 13 mijë kilometra, për të ndihmuar në disiplinimin, apo e thënë më thjesht, rrahjen e nuses së tyre. Duket e çuditshme por është e vërtetë.
Ngjarja ka ndodhur në Florida, ku Jasbir Kalsi, 67 vjeç, dhe gruaja e tij Bhupinder Kalsi, 62 vjeç, udhëtuan nga rajoni i Punjabit në Indi, në kontenë Hillsborough, për të ndihmuar në këshillimin dhe disiplinimin e nuses së djalit të tyre, Devbir.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Floridës ka njoftuar se nusja e identifikuar si Silky Gaind u gjet nga e dhunuar fizikisht dhe me shenja në trup, diçka që tregon se këshillimi ishte një dru i thjeshtë.
BBC shkruan se policia u tmerrua pas alarmit të dhënë nga prindërit e nuses, për atë që kishte ndodhur. Gaind, 33 vjeç, tregoi më pas për policinë se vjehrrit e saj dhe burri e kishin dhunuar për disa ditë, madje babai i dhëndrit e kishte kërcënuar edhe duke i mbajtur thikën në fyt.
Tashmë vjehrrit e zellshëm dhe djali i tyre janë arrestuar dhe përballen me akuza të shumta, përfshirë dhunë dhe agresion. Duket se leksionin e dhunshëm që i dhanë nuses, tani do ta paguajnë me vite nga jeta e tyre.