Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Një në milion, “binjaket bardh e zi”

Mësuesit nuk do ta kenë vështirë të bëjnë dallimin midis këtyre dy motrave, kur ato të shkojnë në shkollë, javën e ardhshme.

Pavarësisht se kanë lindur binjake, njëra është e bardhë, kurse tjetra e zezë. Mrekullia e njohur si “një në milion”, Marcia dhe Millie Biggs, të dyja 11-vjeçare, dukeshin pothuajse identike kur u lindën së pari në korrik të vitit 2006, por dallimet e tyre u bënë të qarta shumë shpejt, transmeton Syri.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa Millie filloi të marrë ngjyrë më të errët, Marcia me sy të kaltër mori një ten më të çeltë, duke rritur flokët bionde dhe kaçurrelat.

Marcia trashëgoi nga nëna e saj ngjyrën e çeltë dhe flokët ngjyrë kafe të artë, ndërsa me kaçurrelat e saj ngjyrë të mbylltë dhe lëkurën ngjyrë kafe, Millie ka përngjarë në babanë e saj Michael, 50 vjeç, i cili është me origjinë Jamajkane.

Ndërkohë që vajzat tani po përgatiten për të vijuar mësimet në shkollën e tyre të re, Shkollën e Biznesit Ndërkombëtar King Solomon në Aston, Birmingham, të enjten, mamaja e tyre Amanda, 46 vjeçe, duhet të paralajmërojë mësuesit e tyre për faktin se ato janë binjake.

{gallery}