Astronautja 57 vjeçare Peggy Whitson kthehet sonte në Tokë Foto: NASA

Astronautja 57 vjeçare Peggy Whitson kthehet sonte në Tokë

02 shtator 2017 20:01

Kur astronautja amerikane Peggy Whitson të kthehet në Tokë sonte në mbrëmje nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, ajo do të ketë kaluar më shumë kohë në hapësirë se çdo amerikan tjetër.

57 vjeçarja Whitson, do të ketë kaluar 665 ditë në hapësirë gjatë tre misioneve të ndryshme, ose rreth një vit dhe 10 muaj jashtë atmosferës së Tokës. Ajo është gruaja më e moshuar që ka shkuar në hapësirë.

Whitson, e cila është biokimiste, e filloi misionin e saj të tretë dhe të fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nëntorin e kaluar, raporton VOA.

Gjatë misionit, ajo kreu disa ecje në hapësirë dhe është gruaja e parë që e komandon dy herë stacionin e hapësirës.

Whitson pritet të zbresë në Tokë, në Kazakistan, me një kapsulë ruse Soyuz. Prej andej ajo do të shkojë në Gjermani dhe më pas do të kthehet në Shtetet e Bashkuara, qytetin e saj Houston.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme