Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet nëse ka jetë në shtatë planetët e ngjashme me Tokën

Në sistemin TRAPPIST-1 ndodhen shtatë planetë, përafërsisht të mëdhenj sa Toka, ndërsa pyetje kryesore është se a do të mund të jetë ndonjëra prej tyre e banueshme?

më të reja tregojnë se ka mundësi për diçka të tillë, transmeton Koha.net. Shtatë planetë sillen rreth yllit të tyre amë më afër se Merkuri që sillet rreth Diellit. Po, kjo do të thoshte se jeta në to është e pamundur, por ylli që ngroh këtë shtatëshe është shumë më e përgazët dhe e ftohtë se Dielli ynë, që do të thotë ka shpresë për jetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tri nga shtatë planetët në sistemin TRAPPIST-1 sillen në distancë të mjaftueshme nga ylli, prandaj temperatura në to është e përshtatshme për ujë të rrjedhshëm, që do të thotë jetë, përcjell Koha.net.

Shkencëtarët kanë arritur këto të dhëna pasi kanë studiuar sasinë e rrezatimit ultra-violet që vjen nga secila prej këtyre planetëve. Sasia më e vogël e rrezatimit ultra-violete në sipërfaqe të planetit mund të “shndërrojë” molekulat e ujit në hidrogjen e oksigjen, ndërsa niveli më i lartë i rrezatimit mund të ngrohë atmosferën dhe të lirojë atomet e ndara të oksigjenit e të hidrogjenit, thuhet në studim.

Në këtë mënyrë shkencëtarët kanë matë sasinë e radiacionit të këtyre planetëve duke shfrytëzuar teleskopin e NASA-s Hubble Space, ndërsa me ndihmën e të dhënave të përftuara mund të vlerësojnë se sa sasi uji kanë mundur të humbasin gjatë 8 miliardë vjetëve kur vlerësohet se është krijuar sistemi i planetëve.

Është vlerësuar se gjashtë planetët e identifikuara me shkronjat b,c,d,e,f dhe g për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit ultra-viloet kanë mundur të humbin 20 oqeane të Tokës.

Nëse në planetë ka pasur sadopak ujë, rrezatimi ultra-violet dhe tharja gjithsesi do të shkaktonin fundin e jetës në ato planetë. Mirëpo, sipas Michael Gillon nga Universiteti Liege në Belgjikë, ka mundësi që në disa nga këto uji të mos ketë shterur plotësisht asnjëherë.

“Bëhet fjalë për oqeane dhjetëfish, ndoshta edhe qindfish me të mëdhenj nga ata të Tokës. Kjo do të thotë se humbja e atyre dhjetave nuk do të kishte shumë rëndësi për jetë në planetë. Rezultatet u hulumtimit tonë tregojnë se është shumë e mundur se atje larg ka ujë në sipërfaqe të atyre planetëve”, është shprehur ai.