Kuriozitet

Udhëtimi nëpër botë, 8 rrugët më “të çmendura” të planetit

Të lodhshme, të bukura dhe të pambarimta. Ia vlen të paktën të përshkruhen një herë në jetë, thuhet në një shkrim të cilin e transmeton sot “Shqip”, për tetë rrugët më të “çmendura” të botës.

Rruga është një vend emblematik që mbart në mënyrë të pashnangshme idenë e udhëtimit, zhvendosjes, të distancave për t’u përshkruar. Por jo të gjitha rrugët janë të njëjta. Në të katër cepat e botës ka disa që janë vërtet të veçantë: ndoshta të pakuptimta dhe të rrezikshme, ose panoramike dhe thjesht tërheqëse. Ja 8 rrugët më “të çmendura të planetit”, gati për udhëtim.

Dalton Highway – Alaska – Një rrugë dredha-dredha dhe kushdo mund të mbetet në ajër. Për më shumë se 600 kilometra, syri nuk të sheh gjurmë njeriu, por në fakt aty ka vetëm tre fshatra. Rruga është ndërtuar në 1974 në vetëm 5 muaj.

Valley of Fire Road – Nevada –SHBA – Një rrugë që fton të gjithë ata që pëlqejnë ngjyrën e kuqe dhe natyrën e egër.

Overseas Highway – Florida –SHBA – E ndërtuar mbi rrënojat e një hekurudhe të lashtë, rruga shtrihet në det, në mes të ujërave të kristalta.

Ana Highway – Hawai – Në këtë çmenduri të radhës, do të gjeni 600 kthesa dhe 54 ura. Për ta përshkruar një rrugë të tillë, duhet vullnet, por ia vlen mundimi për të parë bukuritë e natyrës.

Yungas Road – Bolivi – Njihet ndryshe si ‘rruga e vdekjes’ dhe e meriton. Rruga është e pjerrët dhe pa barriera mbrojtëse . S’është nevoja të thuhet se aksidentet janë të shumta dhe shpesh vdekjeprurëse.

Tianmen Mountain Road – Kina – Kjo rrugë ndodhet në mes të malit, në fshatin me të njëjtin emër. Ajo të çon në majë të malit, përgjatë 11 kilometrave kthesë dhe është spektakolare, alternativë udhëtimi është edhe teleferiku.

Col Di Turini – France– Rruga endet nëpër pyjet e Alpeve Detare, jo shumë larg nga Montekarlo, e njohur për çiklistët. Rruga mbulon një lartësi duke filluar nga niveli i detit në 1600 metra dhe kjo është një nga më të skeniket në Evropë.

Passo Dello Stelvio – Itali – Kjo rrugë ka 48 kthesa dhe është e njohur në të gjithë botën.

{gallery}