Stuhia tropikale Harvey theu rekordin e reshjeve të shiut në pjesën kontinentale të SHBA-ve, në Pearland, Teksas, me 1250 milimetra shi, tha sot Shërbimi Kombëtar Amerikan i Motit (NWS).
”Kjo sasi shiu ra për 58 orë, që nga e premtja, kur Harvey preku tokën si uragan i kategorisë IV”, tha NWS-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melani, kanë mbërri në Teksas për të takuar përfaqësuesit e organizatave bamirëse dhe për të qenë i pranishëm në operacionet e emergjencës.
Rekordi i mëparshëm ishte 1220 milimetra shi në uragani ”Amelia” që goditi në korrik të 1978-ës sërish Teksasin.