Kuriozitet

Rregullat strikte që ndjek familja mbretërore

Descriptive Text

Pavarësisht se janë familja më e fuqishme në glob, familja mbretërore e Britanisë së Madhe dhe stafi i tyre ndjekin disa rregulla mjaft strikte dhe te çuditshme në të njëjtën kohë, transmeton KosovaPress.

Kur mbretëresha zgjohet në këmbë, te gjithë duhet të bëjnë të njëjtin veprim.

Kur familja mblidhen për të ngrënë darkë së bashku, në momentin që mbretëresha Elizabeta përfundon ushqimin askush nuk lejohet të ha pas saj.

Sipas aktit të martesave mbretërore që u nënshkrua në vitin 1772, nëse një pjesëtar i familjes mbretërore dëshiron të bëjë propozim për martesë, se pari duhet të kërkojë aprovimin e mbretëreshës.

Familja mbretërore e ka të ndaluar të ketë pikëpamje politike, dhe të flas për politikë.

Loja e famshme “Monopoli”, është e ndaluar të luhet nga pjesëtaret e familjes.

Kur një pjesëtar i familjes udhëton, gjithmonë duhet të ketë me vete një pale rroba komplet të zeza, në rast të ndonjë funerali të papritur.

Familja e ka të ndaluar të jap autografe apo të bëjë selfie.

Nuk lejohet të preket një pjesëtar i familjes mbretërore nga dikush që nuk ka gjak mbretëror.

Familja mbretërore ndjek një kod strik të veshjes.

Në të gjitha eventet zyrtare, femrat e familjes duhet të mbajnë kapela elegante.

Në të gjitha eventet formale pas orës 6 pasdite femrat e familjes mbajnë kurora.

Kurorat mund t’i mbajnë vetëm të martuarat.

Hudhra nuk është e lejuar në pallatin Buckingham, sepse mbretëresha i urren.

Pavarësisht hudhrës, në pallat nuk janë të lejuara as patatet, pastat apo orizi.

Pjesëtaret e familjes duhet të dinë të flasin disa gjuhë të huaja.

Është e ndaluar t’i kthesh shpinën mbretëreshës.

Kur mbretëresha vendos çantën mbi tavoline kjo do të thotë se darka ka përfunduar.

Mbretëresha është i vetmi person në Britani që nuk ka nevojë të ketë patentë shofer.

Princi Filip duhet të ecë disa hapa mbrapa mbretëreshës që prej momentit që janë martuar.