Ish-programuesi i NASA-s dhe robotisti Randal Munro ka krijuar një hartë të pazakonshme, duke e zgjeruar hartën e botës, në të cilën ka prezantuar planetët dhe trupat e tjerë qiellorë si kontinente, duke i krahasuar ato mes veti dhe me kontinentet ekzistuese, transmeton Koha.net.
Planetet janë të ndarë nga kontinentet e Tokës me oqeane dhe të renditura njëra pranë tjetrës sipas sipërfaqeve së tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë hartë shihet qartë, siç dihet në fakt, se hëna e Jupiterit Ganimed dhe hëna e Saturnit, Titani, secila veç e veç janë më të mëdha se Merkuri.
Po ashtu, hëna e Jupiterit, Europa, është përafërsisht e njëjtë me sipërfaqen e kontinentit të Afrikës, ndërsa hëna e Saturnit, Enceladusi mezi është më e madhe se Japonia.