Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Celulari që i mbijetoi rënies nga aeroplani e regjistroi gjithë rrugëtimin

Një celular i mbijetoi rënies nga aeroplani dhe madje regjistroi të gjithë këtë eksperiencë. Blake Henderson, një burrë amerikan, po regjistronte me një Samsung Galaxy S5 nga dritarja e një aeroplani të vogël, kur papritur celulari i shpëtoi nga dora dhe nisi rënien në tokë.

Pas disa sekondash, “smartphone” bie në tokë, ndërkohë që pamjet që kap gjatë kësaj kohe alternohen mes blusë së qiellit dhe të gjelbrës së tokës. Videoja e postuar në Youtube ka shkaktuar debate të shumta mes komentuesve, shumica e të cilëve thonë se bëhet fjalë për një video që është bërë virale për të shitur celularë Samsung.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo