Dreri i rrallë i bardhë shfaqet në Suedi

Dreri i rrallë i bardhë shfaqet në Suedi

15 gusht 2017 10:33

Një dre i gjithi i bardhë është filmuar në Suedi në 10 gusht të këtij viti nga një udhëtar në jugperëndim të vendit.

Drerët e bardhë janë një specie shumë e rrallë. Nuk bëhet fjalë për kafshë albine, por për një rast të veçantë mutacioni gjenetik, trasmeton abcnews. Sipas ministrisë suedeze të mjedisit janë vetëm 100 të tillë në këtë vend.

Disa drerë të ngjashëm janë evidentuar edhe në Norvegji, Kanada e Alaskë. Pesha e drerëve të bardhë arrin në 700 kg, ndërsa hapësira që zenë është 1.60 m.

Në Suedi njëlloj si në Kanada, vrasja e këtyre drerëve të rrallë është e ndaluar, por gjuetia e drerëve të zakonshëm lejohet.

Në Suedi ka 300 mijë licenca gjahu dhe rreth 100 mijë drerë vriten çdo vit në territorin e këtij vendi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme