Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Vendi ku mbërrin së pari pranvera tashmë ka lulëzuar

{gallery}Pranvera erdhi!

Epo kjo është e vërtetë, nëse ju ndodheni në lindje të Japonisë, në qytetin Kawazu, ku pranvera festohet pak më herët më 8000 pemët e saj të qershisë, të cilat kanë shpërthyer në lule njëkohësisht.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zakonisht sakura (emri i qershisë japoneze), lulëzon në fund të marsit apo në fillim të prillit, por Kawazu është një vend special, ku lulet e qershisë çelin më herët.

Pemët krijojnë një shfaqje magjike, ku me milion njerëz e vizitojnë këtë vend për të parë nga afër qershitë e lulëzuara, apo për të ndjerë aromën e luleve. Vizitorët e Kawazu gjithashtu mund të lëvizin me një lokomotivë të vogël, që i shëtit ata në një udhëtim përmes aromës së luleve dhe qindra nuancave të rozës.

Natën, pemët ndriçohen nga projektorët dhe reflektimet e tyre e ngjyrosin ujin e gadishullit Izu.