Kuriozitet

Zbulohet torta 100 vjeçare në “gjendje të mirë”

Në Antarktidë, eksploruesit kanë gjetur një tortë me fruta për të cilën konsiderojnë se mund të jetë e vjetër 100 vjet. Dhe mesa duket, torta është në “gjendje të mirë” për t’u ngrënë.

Trusti i Trashëgimisë i Antarktidës thotë se kjo torte me fruta, e bërë nga “Huntley and Palmers”, është në “gjendje të mirë” dhe ende është e paketuar me letër.

Image

Torta besohet se ka një histori interesante pas saj pasi që mendohet se në këtë rajon është sjellë nga eksploruesi britanik Robert Falcon Scott, transmeton Koha.net. Është dokumentuar se ai ka marrë me vete këtë tortë frutash nga ky brend i veçantë.

Scott dhe ekipi i tij me sukses kanë arritur në Polin Jugor në ekspeditën e viteve 1910-1913, por të gjithë, pesë persona, kanë vdekur gjatë rrugës për t’u kthyer në kampin bazë.

“Vetëm dy javë para konzervimit të artifakteve të Cape Adares, gjetja e një torteje frutash kaq mirë të prezervuar me kaq shumë korrozion, ishte një befasi”, ka thënë Lizzi Meek, menaxhere e programit të trustit [Trusti i Trashëgimisë i Antarktidës] me bazë në Zelandën e Re.

“Është një ushqim ideal për energji të lartë për kushtet e Antarktikut dhe ende është një ‘pajisje’ e preferuar për udhëtimet moderne në akullnajat”, ka shtuar Meek.

Image

Trusti është përkujdesur me trajtimin e konzervimit të tortës, duke përfshirë heqjen e ndryshkut dhe stabilizimin e kemikateve – por vetë torta ishte absolutisht në gjendje shumë të mirë.