Nga tash mund të flini në dhomën e presidentit Trump

Nga tash mund të flini në dhomën e presidentit Trump

12 gusht 2017 16:09

Vizitorët e parë në dhomën e presidentit amerikan Donald Trump priten të vijnë vikendin e ardhshëm.

Adhuruesit e Trump dhe ata të cilët dëshirojnë të dinë se si ishte fëmijëria e hershme e presidentit të 45-të amerikan, munden nga tash të huazojnë shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar.

Çmimi për një natë qëndrim është 725 dollarë. Në këtë shtëpi të madhe në lagjen e Nju Jorkut, Trump ka kaluar katër vjetët e parë të jetës. Shtëpia mund të rezervohet me disa “klikime” në rrjetin e faqes “AirBnb”, transmeton kp.

Image

Shtëpia me pesë dhoma mund të pranojë 20 persona. Për vizitorët, të cilët dëshirojnë të përcjellin presidentin Trump në Twitter ose të shikojnë emisionet, të cilat i shikon edhe ai, është siguruar interneti dhe televizori.

Shtëpia është ndërtuar në vitin 1940 nga babai i Trump në lagjen elite Jamaica Estate.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme