Kuriozitet

Peshkaqeni mbi 2 metra i gjatë kapet në Budvë

Një peshkaqen i gjatë 220 centimetra është kapur në afërsi të Budvës në Mal të Zi.

Fotografitë janë publikuar në rrjetin Facebook dhe ato kanë bërë jehonë të madhe te pushuesit, por arsye për panik nuk ka.

Bëhet fjalë për peshkaqenin e kaltër. Ky lloj peshkaqeni, pavarësisht madhësisë së tij, nuk përbën rrezik për njerëz, pasi kryesisht ushqehet me kallamar.

Image

Ai jeton në detin e hapur, por mund të shihet edhe në afërsi të brigjeve. Kryesisht jeton në Detin Mesdhe, por edhe në Oqeanin Atlantik dhe në brigjet evropiane në veri të Norvegjisë, transmeton KosovaPress.

Në raste shumë të rralla mund të jetë i rrezikshëm edhe për njerëzit.